Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq në Itali, 7 persona humbin jetën (FOTO)


Prej disa ditësh tashmë moti i keq ka përfshirë gjithë Italinë, duke shkaktuar edhe viktima.

Sipas mediave italiane, numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të kushteve të motit ka shkuar në shtatë. Ndërkohë një person rezulton ende i humbur.

“Repubblica.it” shkruan se dy persona kanë humbur jetën në provincën e Frozinones pas rrëzimit të një peme mbi automjetin ku po udhëtonin, ndërsa një i ri 21 vjeçar në provincën e Casertas nga rrëzimi i një peme ndërsa po ecte në këmbë në një rrugë të lagjes Fuorgrotta të Napolit.

Dy viktima nga era e fortë janë identifikuar në Terracina në bregdetin e Lazios.

Ndërsa një grua ka humbur jetën në qytezën Albisola Superiore në provincën e Savonas pasi është goditur nga një mjet i fortë në fluturim nga era e fortë.

Një tjetër person që ka humbur jetën është identifikuar në provincën e Bellunos, i goditur në komunë Fletre.

Ndërsa një person rezulton i humbur në provincën e Cagliarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *