Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Standardi Merkel dhe standardi banal Rama


Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka krahasuar standartin Merkel me “standartin banal Edi Rama”.

Vasili shkruan në Facebook se standarti që ka Merkel me vendimin për largimin nga CDU pas rezultateve në zgjedhjet lokale nuk ka të kraghasuar me standartin e Ramës që prodhon hajdutëri zgjedhjesh, varfëri ekstreme, arrogancë dhe vulgaritet.

Postimi i plotë:

Standardi Merkel dhe standardi banal Edi Rama.

Angela Merkel gruaja politike me e fuqishme e globit sot vendosi nje standart shume te larte politik, kur deklaroi se do largohej nga kryetare e CDU dhe nuk do te rikandidonte si Kancelare.
Rezultatet elektorale lokale te zgjedhjeve te ndershme gjermane ja imponuan kete.
Kancelare per 13 vjet e Gjermanise lokomotives se Europes dhe misheruese e nje modeli komunikimi njerezor te pakrahasueshem megjithate Merkel do te largohet.
Mizerabel standarti Edi Rama,qe prodhon hajduteri zgjedhjesh,varferi ekstreme ekonomike,arrogance dhe vulgaritet ne komunikimin njerezor eshte turpi i pamerituar qe po vuajne shqiptaret.
Standarti Merkel eshte ne kontrast te frikshem me standartin banal te zvarritjes kriminale te Edi Rames, eshte saktesisht standarti i Shqiponjes perballe standartit te neveritshem te zvarranikut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *