Vendosni fjalën kyçe....

Tifozët e Juventusit e shajnë ‘bir k*rve’, Mourinho u tregon 3 gishtat


Edhe pse në fushë luanin Manchester United dhe Juventus, tifozët italianë i kanë kushtuar jo pak kohë trajnerit portugez të anglezëve, Mourinho.

Ata thirrën në kor jo pak fjalë fyese ndaj ish-trajnerit të Interit, duke bërtitur: ‘Burrë l*shi’ dhe ‘Bir k*rve’, por Mourinho nuk ka vonuar në përgjigjen e tij duke u treguar tifozëve 3 gishtat e dorës, duke nënkuptuar tripletën e fituar prej Interit.

“Ata nuk më kanë shumë qejf e di këtë”, por tripleta e fituar prej Interit është momenti më i vështirë për juventinët. Megjithatë i respektoj ata, drejtuesit e klubit dhe stafin pasi punojnë me të vërtetë mirë. Ata po bëjnë gjithçka për të fituar, jo thjesht Ligën e Kampionëve por tripletën. Kjo e fundit për momentin nuk u përket atyre dhe për fatin e keq të tifozëve të Juventusit, atë e kemi fituar vetëm ne. Megjithatë janë shumë pranë edhe ata.” – është përgjigjur Mourinho pas takimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *