Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet nga detyra zëvendësministri i arrestuar në Kosovë


Pas arrestimit nën akuzat për korrupsion, shkarkohet nga detyra zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Musa Cena.

Kryeministri Ramush Haradinaj dha lajmin mbrëmjen e ka;uar, duke thënë se lirimi nga detyra i Cenës është bërë për t’u dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë në mënyrë të paanshme.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë. Lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht.”, deklaroi Haradinaj.

Musa Cena, është arrestuar ditën e shtunë nga Policia e Kosovës për kryerjen e veprave penale “Marrje e Ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”. Sipas mediave në Kosovë, Cena  u kërkonte ryshfete të majme bizneseve private, në mënyrë që këto të përfitonin grante qeveritare.

Prokuroria ka konfirmuar se do të kërkojë një muaj paraburgim për zëvendësministrin Cena.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *