Vendosni fjalën kyçe....

RENEA e FNSH ‘zbarkon’ në Shijak, kontrolle në banesa dhe biznese


Mbrëmjen e sotme  RENEA dhe FNSH kanë blinduar sërish qytetin e Shijakut.

Të mbështetur nga Grupi i Posaçëm Operacional dhe policia e Durrësit, Forcat Speciale po kryejnë një tjetër kontroll në banesa dhe lokale për ekzekutimin e urdhër-arresteve të Gjykatës së Durrësit, për persona të skeduar në narko-trafik.

Gjithashtu, kontrollet kanë vazhduar dhe në banesat e shtetasve të arrestuar ditën e djeshme, Flamur Avdyli i njohur si “bosi i Shijakut”, si dhe dy vëllezërve të tij, Jasen dhe Saimir Avdyli.

Një ditë më parë ra në prangat e policisë Flamur Avdyli, i njohur si “bosi i Shijakut”. Avdyli u arrestua nga forcat RENEA bashkë me dy persona të tjerë, njëri me inicialet H.H, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Avdyli më pas  u lirua nga policia. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *