Vendosni fjalën kyçe....

Operacion për kapjen e Klement Balilit, dyshohet se fshihet në Sarandë


Forca të shumta policie kanë mbërritur edhe në Sarandë në një përpjekje për të arrestuar të shumëkërkuarin e drejtësisë, Klement Balili.

Balili kërkohet prej shumë kohësh por nuk është arrestuar asnjëherë pasi të gjitha operacionet për kapjen e tij kanë dështuar.

Mësohet se policia ka informacione se Balili ndodhet i fshehur në Sarandë dhe është lokalizuar zona ku ndodhet dhe tashmë po kontrollohet kudo për kapjen e tij.

Dyshohet se ai është fshehur në Stjar të Sarandës dhe FNSH-ja me RENEA-n kanë rrethuar gjithë zonën.

Pasditen e sotme janë ndaluar dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, si dhe një pronar hotelesh në Shijak, Flamur Avdyli dhe disa persona të tjerë që bashkëpunonin me të, të cilët dyshohet se janë pjesë e një bande që dyshohet se merret me trafik ndërkombëtar droge.

Policia vijon operacionet në mbarë vendin për kapjen e personave me precedentë penalë, të cilët kërkohen prej saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *