Vendosni fjalën kyçe....

Berisha tregon lidhjet e Ervin Matës me Saimir Tahirin


Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar përplasjen me armë që ndodhi pak javë më parë në një lokal në bllok, ku mbeti një i vdekur dhe dy të plagosur ku deklaroi se Ervin Mata është njeriu i Saimir Tahirit.

Sipas ish-kryeministrit provat tregojnë se Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë për të takuar Matën.

Ai që kishte lidhje të forta politike ishte Mata, pasi është faktuar që Saimir Tahiri shkoi në Gjermani për të takuar matën, e ka nxjerrë Partia Demokratike. Se çfarë ishte ajo unë mund të kisha 10 hipoteza, por aty doli një këngëtare dhe unë nuk mund të hyja në komente.

Ata kanë një mani t’ua frustojnë të dashurat njëri-tjetrit, e kanë këtë bandat. Nuk ka dy standarde, pasi unë jam i pari që kam denoncuar ngjarjen. Unë nuk munda të komentoj sepse vetë policia e serviri si një sherr për një zonjushe” deklaroi Berisha emsionion “Open”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *