Vendosni fjalën kyçe....

Deklaratat e Erdogan-it ndaj Macron-it, Franca thërret për shpjegime ambasadorin turk në Paris


Pasi presidenti turk, Erdogan, tha se udhëheqësi francez Macron duhet të kontrollohet për ‘vdekjen e trurit’ ambasadori i Ankarasë në Paris duhet të shpjegojë ‘fyerjen’ në Ministrinë e Jashtme atje.

‘Deklaratat e fundit nga presidenti turk janë fyerje.’ – tha një zyrtar i presidencës franceze, sipas raportimeve.

‘Ne presim që Presidenti Erdogan t’i sqarojë.’ – shtoi ai.

‘Lufta’ e freskët e fjalëve mes Ankarasë dhe Parisit u ndez të enjten, pasi Macron akuzoi Turqinë për operacionin ushtarak turk kundër kurdëve në veri të Sirisë, duke thënë se NATO-ja nuk mund të mbështesë veprime të tilla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *