Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i frikshëm në Fier, ‘Benzi’ merr përpara 2 gra në park


Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot  në qytetin e Fierit, ku një automjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga duke hipur mbi trotuar, në parkun qendror të qytetit.

Në Parkun e Fierit sot ka patur shumë njerëz duke qenë se është edhe fundjavë, dhe makina ka marrë përpara dy gra. Mësohet se njëra prej grave ka thyer këmbët. Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje për të trajtuar të plagosurat.

Automjeti ka përplasur edhe dy makina të tjera që ndodheshin të parkuara, si edhe një motor. Ndërkohë drejtuesi i mjetit nuk ka marrë dëmtime. 

Në vendngjarje ndodhen forcat policore dhe ato zjarrfikëse ndërsa priten ende të dalin detaje të tjera nga ky aksident.

Vijon…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *