Deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me urdhrin e fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për regjistrimin e portaleve online në QKB.
Sipas Vokshit, e cila njëkohësisht është edhe Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median, tha se urdhri i AKEP është antikushtetues dhe antiligjor.
“URDHËRI I AKEP-it, ANTIKUSHTETUES DHE ANTILIGJOR
Urdhëri i datës 15 Tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është:
– në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike;
– në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median i kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhëri antikushtetues dhe antiligjor.
Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore – siç është liria e shprehjes dhe e medias – përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama.”, shkruan Vokshi.