Vendosni fjalën kyçe....

Policia identifikon autorin e krimit me pasojë vdekjen e 41-vjeçarit në Fier


Menjëherë pas atentatit me armë zjarri në Fier, ku mbeti i vrarë shtetasi Elton Javori, policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin Agim Gashi, 35 vjeç, teksa policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e tij.

“Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit”, sqaron policia.