Vendosni fjalën kyçe....

Albert Veliu i sfidoi me deklaratën, Rama: Shpifje po iu tregohen çdo ditë shqiptarëve


Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur së fundmi se shpifjet, sharjet dhe hiletë po u tregtohen përditë shqiptarëve nga humbësit politikë dhe kazanët mediatikë. 

“Imagjinoni për një moment sikur fëmijëve t’u mësonim se shpifjet, sharjet, hiletë e gënjeshtrat, janë mjete jo vetëm të lejueshme, po edhe të nevojshme për të mundur një kundërshtar! Sot këto mjete po u tregtohen përditë shqiptarëve nga humbësit politikë dhe kazanët mediatikë”, shprehet Rama në Twitter.

Kryeministri Edi Rama shprehet kështu pasi mbrëmjen e djeshme  Albert Veliu u ka qëndruar deklarimeve të bëra gjatë gjithë kohës lidhur me çëshjen e audiopërgjimit ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Një nga akuzat më të rënda ndaj qeverisë Rama.  Në intervistën e dhënë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” në Top Channel, Veliu, tha se zëri në audiopërgjim është i Agron Xhafajt ndërsa i sfidon autoritetet duke thënë se është i gatshëm të ballafaqojë zërin e tij, zërin e Agron Xhafajt dhe të Fredi Alizotit, i cili pretendon se ka luajtur rolin e Xhafajt në audiopërgjim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *