Vendosni fjalën kyçe....

Rusia sulmon me breshëri raketash Ukrainën, raportohen 4 të vrarë


Rusia ka sulmuar rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash nga ajri më 8 janar, duke i vrarë së paku katër persona, plagosur mbi 40 të tjerë, si dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe objektet ekonomike, thanë zyrtarët ukrainas.

Ushtria ukrainase tha se në shumicën e vendit, përfshirë në kryeqytet Kiev, janë lëshuar sirena për sulme ajrore.

Ushtria ukrainase tha se i ka rrëzuar 18 raketa dhe tetë dronë të prodhuar nga Irani.

U raportua për shpërthime të shumta në rajonet si, Harkiv, Dnipro, Kriv Rih, Hmelnitski dhe Zaporizhja.