Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Xhaka drejt Premier League


Mesfushori i përfaqësueses kuqezi, Taulant Xhaka ka hyrë në kontakte me Newcastle për një kalim potencial në merkaton e janarit.

Skuadra me një histori 125 vjeçare po lufton këtë sezon për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit ishullor, dhe grinta e lojtarit të lindur në Zvicër që luan me kombëtaren shqiptare, pëlqehet shumë nga drejtuesit.

Raportohet se transferimi i mundshëm i një lojtari si Xhaka do rriste efikasitetin në mesfushën e bardhezinjve.

Trajneri i njohur Rafael benitez i ka kërkuar pronarit Mike Ashley që të finalizojë operacionin me një kosto krejtësisht të përballueshme për një ekip të pasur si ai i Saint Xhejms Park. Skuadra që është pagëzuar me pseudonimin “Qymyrxhinjtë”, e vlerëson Taulant Xhakën rreth 3 milionë Euro, shifër që do ta përfitojë Bazel në rast shitje.

Nëse finalizohet tratativa, Taulant Xhaka do të kalojë në të njëjtin kampionat si vëllai i tij Granit Xhaka, lojtar që militon me përfaqësuesen e Zvicrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *