Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Shkodër: Do ta mposht Covidin, por para Covidin e madh më 25 Prill


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër, ku është pritur nga një grup i madh njerëzisht, pavarësisht rregullave të vendosura nga qeveria për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ai u tha qytetarëve të respektojnë masat e distancës sociale dhe të mbajnë maskat, ndërsa deklaroi se do ta mposhtte Covidin.  Në fillim tha që do mposhtë Covidin e madh, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

“Faleminderit nga zemra Shkodrës për këtë mikpritje të jashtëzakonshme. Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sa herë që vij këtu mahnitem me bujarinë e Zotit me këtë qytet, mahnitem me mençurinë e shkodranëve, mahnitem me bujarinë tuaj, për demokracinë, për Shqiptarinë. Pa lënë mënjanë Shkodrën e mendjes, Shkodrën e akademikëve, e të artistëve e njerëzve punëtorë.

Ju falenderoj nga zemra për këtë sinjal të fuqishëm të fitores për Shqipërinë e për gjithë Shqiptarët.

Ju lus merrni masat e distancës dhe maskat për pandeminë. Se me 25 Prill do ta çlirojmë Shqipërinë nga një virozë 8-vjeçare, por duhet të kujdesemi se pas kësaj do ta mposht edhe Covidin. Në fillim Covidin e madh dhe pas 25 Prillit edhe Covidët kudo në çdo qytet e anembanë Shqipërisë.”– u tha Basha qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *