Vendosni fjalën kyçe....

PD: Tahiri show me kalë mbi shalë 7.500 euro, një ditë para përballjes me drejtësinë (Foto)


Kryetari i Komisionit Hetimor “Tahiri” Edi Paloka në një deklaratë e ka cilësuar “show” nga ana e Saimir Tahirit, xhiron me kalë që ish-ministri publikoi në rrjetet sociale.

Sipas Palokës ky është një show nga Tahiri një ditë para përballjes me drejtësinë duke kalëruar mbi një shalë 7500 euro.

“Ju prisni që Tahiri do të përballet me drejtësinë dhe të dënohet për faktin se e ktheu policinë në hamalle droge të Habilajve?!

“Ish-ministri i kushërinjëve të drogës, nuk e ka fare shqetësim daljen nesër para gjykatës.
Madje ai e sfidon drejtësinë, duke shaluar mbi 7.500 euro mbi kalë…
Shala mbi të cilën relaksohet Tahiri, në internet nuk blihet dot më lirë se 7.500 euro. “-shkruan Paloka.

“Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar!
Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht…”- përfundon kreu i Komisionit Hetimor Tahiri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *