Vendosni fjalën kyçe....

Rama mburret me ligjin për kazinotë, qytetari: Po operacioni i “Fundi i Marrëzisë” çfarë rezultati pati?


Kryeministri Edi Rama është mburrur në Facebook në lidhje me ligjin për kazinotë.  “Beso dhe kontrollo. U nisën për parlament ligji për ndalimin në 31 dhjetor të basteve e kazinove elektronike dhe ligji për kufizimin maksimal të kontakteve të të dënuarve për krim të organizuar me botën brenda e jashtë burgut po e po.”, shkruan Rama teksa ka publikuar edhe ligjin që ka çuar në parlament. 

Por menjëherë i janë kundërpërgjigjur qytetarët, të cilët i kanë kujtuar Ramës operacionin “Fundi i Marrezisë” për të mbyllur kaziontë që në 2013.

Ky operacion një nga premtimet e Ramës para se të vinte në pushtet dhe që u përmend edhe muajt e parë pasi erdhi në pushtet por që rezultat real nuk pati.  

“Po operacioni “Fundi i Marrezise” per te mbyllur kazinote ne 2013 çfare rezultati pati?! Mbyllet disa kazino ne menyre selektive sa per show dhe ja dhate monopolin e kazinove bandave te PS keto 5 vite qeverisje. Jeni te papam, me nje gur vrisni dy zogj, por problemi eshte se a ju beson kush më?!”, i  shkruan një qytetar Ramës. 

Rama vetëm ka bërë postimin në lidhje me këtë ligj por nuk ka “humbur” kohë që t’u kthejë përgjigje qytetarëve. 

Komentet:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *