Vendosni fjalën kyçe....

“Kërkova ç’mulizimin, kryetarja e Këshillit Kombëtar u katapultua” – Kuçana tregon përplasjen me Berishën


Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së Ilirjana Kuçana tregoi mbrëmjen e sotme përplasjen me kreun e PD-së Berisha në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar ku u zgjodh edhe kupola e partisë.

Ajo tha se kryetarja e Këshillit Kombëtar Julia Emiri, nuk e ka përvojën e duhur dhe është katapultuar nga poshtë pa asnjë përvojë dhe asnjë betejë politike. Kuçana u shpreh gjithashtu edhe kundër rizgjedhjes së Flamur Nokës si Sekretar i Përgjithshëm.

“Aty kishte figura të spikatura që mund të merrnin drejtimin e Këshillit Kombëtar. Aty duhen të rinj që kanë bërë disa beteja p[olitike, të sprovuar politikisht PD duhet të dëgjojë sheshin, duhet të dëgjojë protestuesuit I kërkoca kryetares së Këshillit Kombëtar për të prezantuar reezolutën dhe për ta kaluar këshilit për votë. Rezoluta ka 3 pika.

Pika e parë ka të bëjë me hapjen e PD-së dhe dëgjimin e zërit të protestës. Miratimin e një fronti  intelektuale nga brenda dhe jashtë, që jo domosdoshmërisht të jenë pjesë e PD që partia ta shohë si forum mendimi. Kam propozuar ngritjen e një fronti studentor për të qenë në krah të PD-së, jo domosdoshmërsiht pjesë e PD-së. Kam kërkuar ç’mulizimin e PD-së. Në planin personal e kam mik Flamur Nokën. Por në planin politik dhe të mirën e PD-së. Nëse demokratët në çdo rreth. Në çdo foltorem demokratët ia kanë kërkuar Berishës dhe të largonte Flamur Nokën si Sekretar i Përgjithshëm. Nuk jam që Flamur Noka të largohet nga çdo post në PD, por si Sekretar i Përgjithshëm. Kjo nuk është ripërtëritje, është riqarkullim.” – tha Kuçana.