Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria nesër në Bruksel, protestë para Parlamentit Evropian


Nesër është paralajmëruar protestë para Parlamentit Evropian, ku do jenë përfaqësues të qeverisë. Lajmërimi u bë nga aktivistja dhe një nga organizatoret e protestës 44-ditore, Luçiana Kokaj, e cila u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në Bruksel të bashkohen në protestë.

“Qeveria do të jetë nesër në Bruksel. Por kemi një lajm të bukur, vëllezërit tanë nga Gjermania, Holanda dhe Brukseli do të jenë aty duke protestuar. Ju bëj thirrje shqiptarëve që të bashkohen atje dhe t’iu tregojnë fytyrën e vërtetë se si është Shqipëria dhe çfarë duan shqiptarët.”, tha ajo.

Ajo theksoi se protestuesit mbështesin integrimin europian të vendit, por kërkojnë që ai të shoqërohet me kushte më të mira jetese për qytetarët.

“Jemi ne të parët që duam Bashkimin Europian, por duam të jetojmë me dinjitet në vendin tonë”, deklaroi ajo.