Vendosni fjalën kyçe....

“Shumë nxënës po çohen me zor në koncertin e Kanye West” – Denoncimi


Një nga folësit në protestën e 29-të radhazi denoncoi kryeministrin Rama se po çon me zor në koncertin e Kanye West nxënësit e shkollave ndërkohë që këngëtari në fjalë është i ndaluar në pjesën më të madhe të vendeve të Evropës.

Qytetari tha më tej se ndërsa vendi përballet me probleme të shumta në infrastrukturë e spitale, qeveria zgjedh të investojë në koncertin në fjalë.

“Jemi në shesh më të vendosur se kurrë për të kërkuar dorëheqje.  Protesta do vazhdojë pavarësisht kushteve atmosferike. Më e rëndësishme për ne është Shqipëria. Këtu jemi në mbrojtje të Shqipërisë. Kryeministrit tonë i kishte ardhur në urgjencë, i duhet të akordonte 4 milionë euro për koncertin e Kanye West. Kjo qeveri që ka akuzuar protestuesit, fton një këngëtar që është i ndaluar në shumicën e vendeve të Europës. Ky vend ka kaluar tërmete, përmbytje zjarre masive dhe nuk i kemi pasur 4 milionë euro për t’ia dërguar njerëzve të prekur, por i dërgojmë për atë koncert që nuk i duhet askujt. Shumë nxënës po merren me zor që të shkojnë në koncert, e turpshme. Jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt e kanë bojkotuar atë koncert. Rama dhe PS, do e mbushin me të njëjtin njerëz që mbushen patronazhistët që erdhën te Piazza Italia edhe këtë të shtunë janë të detyruar të shkojnë. Kushdo që të shkojë atje të këndojnë himnin e shqiptarëve, Rama jep dorëheqjen”, tha qytetari.