Vendosni fjalën kyçe....

“Lironi shokët tanë” – Dhjetëra protesues para policisë së Tiranës


Pas disa orësh proteste para Kuvendit, ku pati edhe tensione të herëpashershme me policinë, pjesëmarrësit e tubimit e zhvendosën grumbullimin drejt ambienteve të Policia e Tiranës.

Ky ndryshim u nxit pas shoqërimit të dy protestuesve nga policia, mes tyre edhe Dritan Goxhaj. Protestuesit reaguan duke kërkuar lirimin e tyre, me thirrje të vazhdueshme “lironi protestuesit”.

Më herët, pas shoqërimit të gjithsej gjashtë personave në lidhje me incidentet ku u hodhën vezë ndaj automjeteve të deputetëve, turma u mblodh sërish përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Aty u dëgjuan edhe thirrje në kor si “arrestoni Ramën”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, në ambientet e policisë kanë mbërritur edhe deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri për të ndjekur situatën nga afër.