Policia e Tiranës ka proceduar penalisht edhe 31 persona të tjerë që kanë marrë pjesë në protestat e zhvilluara në kryeqytet kundër qeverisë.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasit e proceduar dyshohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Në njoftimin e saj, Policia bën me dije se procedimi është kryer në vijim të veprimeve hetimore për tubimet e zhvilluara në Tiranë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
“Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në Tiranë, strukturat e Policisë së Tiranës proceduan penalisht 31 shtetas, konkretisht: Sh. B., B. K., A. J., V. D., A. K., L. K., R. S., I. Rr., S. E., M. Y., J. S., E. L., I. Gj., F. H., I. M., K. P., R. Sh., E. Q., B. S., A. N., A. D., F. H., Xh. P., G. P., Sh. G., I. Xh., D. D., A. K., A. R., R. D. dhe A. K., të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’, ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”
