Vendosni fjalën kyçe....

Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit/ Konferencë shkencore për pasojat e përndjekjes politike


Në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë kanë nisur punimet e konferencës ndërkombëtare shkencore me temë “Aspekte të përndjekjes politike të ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar 1944–1991”. Kjo ngjarje zhvillohet në datat 29 dhe 30 qershor dhe ka bërë bashkë studiues vendas dhe të huaj.

Aktiviteti u çel nga kryetarja e AIDSSH-së, Gentiana Sula, dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Edvin Lame.

Gjatë fjalës hapëse u theksua se studimi i këtyre dokumenteve i shërben jo vetëm kujtesës, por kthehet në një rrugë për të kthyer arkivin në dije të mirëfilltë përmes kërkimit shkencor dhe debatit akademik.

Sipas programit zyrtar, dita e parë e konferencës është e ndarë në tri sesione kryesore. Sesioni i parë trajton perspektivën historike dhe institucionale të ish-Sigurimit të Shtetit.

Më pas, gjatë sesionit të dytë, studiuesit do të ndalen tek aspektet operative dhe metodat e punës, duke analizuar thellësisht strukturën, tipologjinë dhe rolin e bashkëpunëtorëve në përndjekje.

 Pjesa e dytë e ditës mbyllet me sesionin e tretë, i cili do të hedhë dritë mbi aspektet politike, ligjore dhe ato arkivore të regjimit.

Ndërkohë, punimet e ditës së dytë fokusohen më shumë te pasojat te njerëzit.

Sesioni i katërt u kushtohet aspekteve etike, psikologjike dhe sociale, duke trajtuar traumën e pashëruar dhe transmetimin ndërbreznor i pestë dhe i fundit do të trajtojë raportin mes shoqërisë, fesë dhe përndjekjes, duke sjellë raste konkrete studimore të klerikëve dhe individëve të shënjestruar nga sistemi.

Punimet e konferencës do të mbyllen me nxjerrjen e konkluzioneve dhe një deklaratë të posaçme nga kryetarja Gentiana Sula./CNA

Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit/ Konferencë shkencore për

Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit/ Konferencë shkencore për