
Një avion civil është rrëzuar këtë të diel pranë qytetit Tomblaine, në lindje të Francës, duke shkaktuar vdekjen e 11 personave që ndodheshin në bord, përcjell Euronews.
Sipas raportimeve paraprake, avioni transportonte pjesëmarrës në një fluturim stërvitor për hedhje me parashutë, në kuadër të një sesioni të dedikuar për kërcimin e parë me parashutë.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje janë angazhuar ekipe të shumta të emergjencës, përfshirë personel mjekësor dhe një numër të madh zjarrfikësish. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për të mos penguar operacionet e shpëtimit dhe hetimit.
Prefekti i departamentit Meurthe-et-Moselle, Yves Séguy, ka mbledhur të gjitha strukturat përgjegjëse për të ndjekur situatën në kohë reale.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Shkaqet e rrëzimit të avionit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.