Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku në Francë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit poshtë zyrës (Video)


Një protestë në Carcassonne të Francës mori një kthesë të papritur kur kryetari i bashkisë Christophe Barthès spërkati me ujë nga ballkoni i bashkisë mbi demonstruesit e mbledhur poshtë.

Incidenti që ndodhi gjatë një mosmarrëveshjeje mbi dëbimin e sindikatave lokale nga ambientet e bashkisë është bërë shpejt viral dhe ka shkaktuar debat në internet.