
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar sërish gjendjen në Spitalin e Lushnjës, këtë herë duke ngritur shqetësime për flotën e ambulancave.
Në një postim në “Facebook”, Korreshi shkruan se ambulancat janë jashtë standardeve dhe, sipas tij, nuk i nënshtrohen kontrollit teknik. Ai thekson se kjo situatë, sipas tij, rrezikon jetën e qytetarëve që kanë nevojë për shërbim urgjent.
“Flota e ambulancave të Spitalit Lushnje është jashtë çdo standardi, pa kontroll teknik dhe pa shërbime, duke rrezikuar jetë e qytetarëve”, shkruan Korreshi.
Ai ngre gjithashtu shqetësimin për kushtet e punës së shoferëve të ambulancave, duke e cilësuar gjendjen e mjeteve si të papërshtatshme dhe problematike.
Në fund të reagimit të tij, Korreshi i drejtohet edhe shërbimit të urgjencës, duke kërkuar ndërhyrje dhe vëmendje për situatën në Lushnjë.