Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm 3 ish-zyrtarë të IMT-së lidhur me prishjen e pallatit në Kombinat pas tërmetit



Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për çështjen që lidhet me prishjen e një pallati në zonën e Kombinatit pas tërmetit, duke shpallur të pafajshëm tre të pandehur dhe duke dënuar dy të tjerë për veprën penale të falsifikimit.

Sipas vendimit, të pafajshëm janë shpallur Aurel Boriçi, si dhe ish-zyrtarët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Sokol Qehajaja dhe Rexhina Rakipi. Ndërkohë, gjykata ka dënuar Shyqyri Malokun me 9 muaj burg për falsifikim dokumentesh.

Po ashtu, Aleksandra Mahmutllari është dënuar me 6 muaj burg, dënim i cili është konvertuar nga gjykata në punë në interes publik.

Të pandehurit ishin vënë nën hetim për dyshime mbi abuzim me detyrën, lidhur me procedurat e ndjekura për prishjen e objektit në Kombinat, pa një vendim të këshillit bashkiak.

Në arsyetimin e saj, gjykata theksoi se prokuroria nuk arriti të provojë akuzat për pjesën më të madhe të të akuzuarve, çka çoi në shpalljen e tyre të pafajshëm.