
Ish-deputeti Ervin Salianji njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale zhvillimin e një takimi me demokratët në Tiranë këtë të premte.
Ish-deputeti theksoi se Partia Demokratike ka ende energjinë dhe fuqinë për të sjellë ndryshimin dhe ftoi mbështetësit t’i bashkohen aktivitetit.
“Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ. Ajo është pasuri e demokratëve dhe e të gjithë shqiptarëve të lirë, që prej 13 vitesh mbajnë mbi supe barrën e opozitës dhe shpresën për ndryshim.
PD ka ende brenda vetes energjinë, frymëzimin dhe fuqinë për të bashkuar njerëzit, për të hapur rrugë të reja dhe për të sjellë rotacionin që Shqipëria ka nevojë.
Ndryshimi i Shqipërisë kalon nga ndryshimi i Partisë Demokratike. I ftoj demokratët e Tiranës të na mbështesin e të bashkohen me ne në takimin e madh të së premtes.”, shkruan Salianji.