Vendosni fjalën kyçe....

Kirurgia italiane vendoset në karantinë pas kthimit nga Kongo


Një mjeke italiane po kthehet në Itali nga Republika Demokratike e Kongos pasi ka pasur kontakt me pacientë të prekur nga Ebola, bëri të ditur të mërkurën ministria italiane e Shëndetësisë.

Mjekja, një kirurge e organizatës humanitare “Médecins Sans Frontières” (MSF), nuk shfaqi simptoma të virusit, por pas mbërritjes në Romë do të dërgohet në spitalin e sëmundjeve infektive “Istituto Spallanzani”, ku do t’i nënshtrohet karantinës dhe monitorimit aktiv të gjendjes së saj shëndetësore, raportoi Ansa IT.

Sipas ministrisë, ajo kishte kontakt të drejtpërdrejtë më 16 maj me pacientë që më vonë rezultuan pozitivë me Ebola në qendrën shëndetësore Salamat në Bunia. Dy ditë më pas, më 18 maj, kirurgja kreu një ndërhyrje urgjente për t’i shpëtuar jetën një fëmije të plagosur nga shpërthimi i një granate, i cili dyshohet gjithashtu si rast me Ebola.

Autoritetet italiane theksuan se aktualisht nuk ka raste me Ebola në Itali dhe se niveli i rrezikut për vendin mbetet shumë i ulët.