Vendosni fjalën kyçe....

Boçi për zgjedhjet në PD: Edhe referendumi është zgjedhje



Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar procesin e zgjedhjeve për kryetarin e partisë, duke e cilësuar pjesëmarrjen e demokratëve si të lartë dhe procesin si të qetë e transparent.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Boçi u shpreh se votimi po zhvillohet normalisht në të gjitha qarqet dhe se, sipas tij, ekziston mbështetje dhe besim për rrugën politike të PD-së.

Ai theksoi se edhe një referendum mbetet një formë zgjedhjeje politike, ndërsa argumentoi se partia nuk ka nevojë për ndarje apo përçarje të reja pas krizave të brendshme të viteve të fundit.

Sipas Boçit, procesi aktual duhet parë si një moment unifikimi për demokratët dhe si një hap për forcimin e demokracisë së brendshme në parti.

Zgjedhjet për kreun e PD-së po zhvillohen këtë të shtunë në të gjithë vendin, ndërsa në fletën e votimit figuron vetëm emri i Sali Berishës.