Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi paraqitet në GJKKO, kërkon dokumente për çështjen e Ilir Metës



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas informacioneve, Blushi ka shkuar i vetëm në GJKKO, ku mësohet se ka kërkuar dhe marrë kopje të disa vendimeve gjyqësore që lidhen me çështjen e presidentit të Partia e Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në masë sigurie.

Ende nuk ka detaje të tjera zyrtare mbi kërkesën apo procedurat e ndjekura, ndërsa pritet që institucionet të japin më shumë informacion mbi këtë veprim procedural.