Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person


Të shtëna me armë janë regjistruar tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Raportohet se një person të plagosur në këmbë që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.