
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) janë paraqitur ish-drejtuesi i KESH, Erald Elezi, dhe ish-kreu i ARRSH-së, Gentjan Gjyli.
Të dy ata akuzohen në lidhje me procedurat e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një dosje për të cilën nën hetim dhe e pandehur është marrë edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Sipas hetimeve të SPAK, nga këqyrja e telefonit të ish-kreut të ARRSH-së, Ervis Berberi, janë zbuluar komunikime që dyshohet se tregojnë ndikim në paracaktimin e kompanive fituese në disa procedura tenderimi, përfshirë tunelin e Llogarasë dhe segmente të Unazës së Madhe të Tiranës.
Hetimet për çështjen vijojnë, ndërsa pritet që GJKKO të shqyrtojë më tej materialet e paraqitura nga prokuroria.