Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësit e Samsung një hap larg grevës masive


Kompania “Samsung Electronics” dhe sindikata e saj më e madhe e punëtorëve pritet të rinisin negociatat të hënën, në një përpjekje për të shmangur një grevë për të cilën kryeministri i vendit paralajmëroi se mund të shkaktonte kaos në ekonomi. 

Menaxhmenti dhe përfaqësuesit e sindikatës te prodhuesi më i madh në botë i çipave të memories do të takohen për bisedime rreth pagave dhe shpërblimeve.

Ky takim vjen në një kohë kur Samsung ka raportuar një rritje të madhe të fitimit operativ, e nxitur nga kërkesa e lartë për gjysmëpërçuesit e saj për shkak të zhvillimit të inteligjencës artificiale, shkruan Bloomberg.