Vendosni fjalën kyçe....

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Gramsh-Kukur


Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në aksin rrugor Gramsh–Kukur, duke sjellë probleme të mëdha në qarkullim.

Një kamion i ngarkuar me produkte ushqimore, që furnizonte dyqanet e njësisë administrative Kukur, ka mbetur i bllokuar që në orët e para të mëngjesit në zonën e njohur si “Përroi i Pishave”, pasi një pjesë e rrugës është shembur.

Mjeti ka mbetur i varur në buzë të rrugës, ndërsa drejtuesi i tij kërkon ndërhyrje urgjente, pasi ekziston rreziku që kamioni të shembet dhe të përfundojë në greminë.

 

 

Si pasojë e dëmtimit të rrugës, qarkullimi në këtë aks është ndërprerë plotësisht, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe furnizimin e zonës. Banorët apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për stabilizimin e segmentit rrugor dhe rikthimin e qarkullimit normal.