
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në aksin rrugor Gramsh–Kukur, duke sjellë probleme të mëdha në qarkullim.
Një kamion i ngarkuar me produkte ushqimore, që furnizonte dyqanet e njësisë administrative Kukur, ka mbetur i bllokuar që në orët e para të mëngjesit në zonën e njohur si “Përroi i Pishave”, pasi një pjesë e rrugës është shembur.
Mjeti ka mbetur i varur në buzë të rrugës, ndërsa drejtuesi i tij kërkon ndërhyrje urgjente, pasi ekziston rreziku që kamioni të shembet dhe të përfundojë në greminë.