
Të tjera ndryshime ka pasur në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Arbër Zemani është emëruar drejtor i Kufirit në Vlorë, ndërsa drejtuesi i mëparshëm i këtij institucioni është transferuar specialist në Drejtorinë e Antiterrorit.
Agim Basha, i ardhur nga Akademia e Sigurisë, ka marrë detyrën e drejtorit të Kufirit në Shkodër. Altin Lila është vendosur në krye të drejtorisë së Kufirit në Durrës, ndërsa paraardhësi i tij, Ermal Lila, është emëruar specialist në Policinë e Shtetit.
Ndryshime janë bërë edhe në strukturat e Policisë së Tiranës, ku Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Nr. 2.