
Babë e bijë humbën jetën mbrëmjen e sotme në një aksident të rëndë në rrugën Lezhë-Kakarriq.
Makina me të cilin udhëtonin babë e bijë ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë pasdites po është zbuluar vetëm në mbrëmje, shkruan Shqiptarja.
Gjatë patrullimit në zonë, pas lajmërimit të familjarëve, policia ka pikasur makinën dhe trupat e pajetë.