Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa kërkon transparencë për ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog në Durrës



Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa, i është drejtuar zyrtarisht Institutit të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare me një kërkesë për informacion të detajuar lidhur me ndërtimet pranë Vilës verore të Mbretit Zog në Durrës.

Nisma vjen pas shqetësimeve publike për zhvillimet e reja shumëkatëshe në zonë, të cilat, sipas saj, mund të cenojnë integritetin historik dhe arkitekturor të këtij ansambli me vlera të veçanta.

Zhupa kërkon sqarime për çdo projekt ndërtimi dhe lejet përkatëse, si dhe për statusin aktual të mbrojtjes së objektit dhe masat konkrete që janë marrë për ruajtjen e tij.

Ajo thekson gjithashtu nevojën që vila të përfshihet në listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore, pavarësisht çështjeve të pronësisë.

Sipas Zhupës, çdo ndërhyrje në këtë zonë duhet të trajtohet me përgjegjësi të lartë dhe transparencë të plotë, duke theksuar se trashëgimia historike dhe kulturore duhet të mbrohet dhe të ruhet për brezat e ardhshëm.