Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Qeveria po bën punën e duhur sa i takon kësaj krize botërore të çmimit të naftës


Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se qeveria po merr masat e duhura për krizën globale të çmimeve të naftës, ndërsa kritikoi opozitën për mungesë në seancën e Kuvendit lidhur me vendimin ndëshkues ndaj regjimit iranian dhe Gardës Revolucionare.

Ai theksoi se nismat ligjore të opozitës do të diskutohen, por jo në këtë formë, duke vlerësuar punën e qeverisë për menaxhimin e situatës.

“Këta, kur u kthen përgjigje nuk provokohen dhe nuk mbajnë.

British Petroleum, çdo mëngjes shet me çmim burse dhe e paskemi fajin ne tha zotëria që SHBA-të kanë sulmuar Iranin dhe regjimi i Iranit ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit dhe ka ardhur rritja e çmimit të naftës.

Është në turpin tuaj që keni munguar në Kuvend në deklaratën ndëshkuese të Kuvendit ndaj regjimit dhe Gardës Revolucionare iraniane.

Bordi i Transparencës është një mekanizëm i përdorur edhe 4 vite më parë kur Rusia sulmoi Ukrainën dhe ka dhënë efektet e veta, por këto do t’i diskutojmë kur të vijë projektligji.

Mos u mërzisni që nismat tuaja ligjore i votojmë kundër, por ne jemi të gatshëm që nismat tuaja ligjore t’i diskutojmë jo me këtë variantin këtu, ne kemi nismat tona, qeveria të vetat.

Qeveria po bën punën e duhur sa i takon adresimit të kësaj krize botërore të çmimit të naftës”, tha Balla.