
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvendit të Shqipërisë, ku në rendin e ditës përfshihen interpelanca, pyetje–përgjigje dhe shqyrtimi i disa projektligjeve dhe projektvendimeve.
Seanca nis me një interpelancë të kërkuar nga deputeti Erion Braçe me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla. Më pas do të zhvillohet një seancë pyetje–përgjigje me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, e kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.
Në fokus të diskutimeve pritet të jenë edhe kërkesat e opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore: një për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një tjetër për funksionimin e AKSHI, me theks tek siguria kibernetike dhe mbrojtja e të dhënave të qytetarëve.
Gjithashtu, në rend dite janë edhe shqyrtimi i projektligjeve për portet turistike dhe për parandalimin e pastrimit të parave, si dhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Seanca do të mbyllet me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.