Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje, situatë e qetë në akset rrugore


 

Image

Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun juglindor të vendit, kryesisht në lartësitë mbi 1100–1200 metra, në zonat përreth Pogradec. Gjatë orëve të para të mëngjesit, reshjet kanë qenë me intensitet të ulët deri në mesatar.

Situata ka bërë që autoritetet të ndërhyjnë për pastrimin e akseve kryesore, veçanërisht në segmentet ku dëbora ka qenë më e dendur.

Në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe në majën e Qafë Thanë, reshjet kanë qenë më intensive gjatë natës, duke krijuar shtresa të konsiderueshme dëbore. Megjithatë, për shkak të temperaturave pranverore, dëbora ka nisur të shkrijë dhe mbetet kryesisht në zonat malore.

Reshje janë regjistruar edhe në zonat turistike si Dardhë, Voskopojë, Boboshticë, si dhe në Leskovik dhe Ersekë.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në këto zona, megjithatë aktualisht të gjitha akset rrugore raportohen të kalueshme pa problematika.