Vendosni fjalën kyçe....

Rastësi? Saimir Tahiri anulon konferencën për mediat pas dorëheqjes së Xhafajt


Ditën e djeshme u njoftua se ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri do të dilte në një konferencë për mediat për të bërë publike disa të “vërteta”.

Por konferenca për mediat e parashikuar në orën 10:30 të ditës së sotme u anulua.

Rastësisht, ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen. Lajmi u dha herët mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama i cili nuk nguroi të zbulonte edhe personin që do e zëvendësonte Xhafajn, Sandër Lleshin – këshilltari i tij për mbrojtjen.

Disa deputetë të opozitës, kanë aluzuar se dy ngjarjet lidhen me njëra tjetrën.

“Rastësi apo çfarë ishte ky largim pikërisht në ditën kur Saimir Tahiri kishte lajmëruar të fliste për kundërshtarët e tij të Rilindjes, por tashmë është tërhequr nga ky komunikim publik.
Bandat e larguara po kërcënojnë bandat në qeveri.
Xhafa u largua që të heshtë Saimiri?!
Kujt i shërbeu Fatmir Xhafaj me largimin, Edi Ramës, Olsi Ramës apo u dorëzua përballë Tahirit?.”, shkruan Klevis Balliu.

Ditën e djeshme u njoftua se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do dilte mëngjesin e së shtunës për të thënë disa të vërteta drithëruese, do fliste për miq dhe armiq.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin Java në RTSH, analisti Lorenc Vangjeli tha se kishte komunikuar me Tahirin, dhe ky i fundit kishte thënë që në konferencë do të thotë të vërteta drithëruese.

“Pretendohet se do të flasë të vërteta drithëruese për miqtë dhe armiqtë, po në një terren kaq të rrëshqitshëm siç është politika shqiptare, vija që i ndan miqtë nga armiqtë është kaq e hollë sa shpesh, kush gdhihet miq sot nesër është një armik dhe e anasjelltas, por edhe në këtë rast them se ende nuk dihen se cilat janë të vërtetat që do të thotë ish-ministri i Brendshëm”, janë fjalët e Vangjelit, sipas të cilit kjo konferencë mund të kishte efekte në politikën e brendshme.

Por konferenca nuk u mbajt sepse Tahiri u tërhoq në momentin e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *