Vendosni fjalën kyçe....

Irani kërkon garanci për armëpushim


Ministria e Jashtme e Iranit ka kërkuar garanci sigurie në rast të një armëpushimi me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

“Nëse do të vendoset një armëpushim ose do t’i jepet fund luftës, duhet të ketë një garanci që veprimet agresive kundër Iranit nuk do të përsëriten,” citohet të ketë thënë zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, për gazetën “Shargh” të martën. Në të kundërt, ai u shpreh se një armëpushim do të ishte i pakuptimtë.

“Republika Islamike e Iranit nuk ishte nismëtarja e luftës dhe agresionit,” tha Gharibabadi, sipas raportit.

Ai theksoi se sulmet me raketa të Iranit u kryen në përputhje me Nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara vetëm si “vetëmbrojtje legjitime”.

Gjatë ditëve të fundit, disa vende raportohet se kanë ndërmarrë përpjekje ndërmjetësimi. Këto përfshijnë Kinën, Rusinë, Francën, si dhe disa “shtete rajonale”, shtoi ai, shkruan Yahoo.