
SPAK ka sekuestruar dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi shkelje në procedurat e prokurimit.
Sekuestrimi u krye pranë Autoritetit Portual Durrës, ku ndodhej dokumentacioni i plotë i tenderit me vlerë rreth 400 milionë euro, shkruan BW.
Nga faza e parë e procedurës është skualifikuar një kompani holandeze, ndërsa më 9 mars është paraqitur vetëm një ofertë financiare.
Në garë ka mbetur e vetme një kompani greke, e cila ka vijuar me fazën përfundimtare të tenderit.
Hetimet e SPAK pritet të verifikojnë nëse gjatë zhvillimit të procedurës janë respektuar kriteret ligjore dhe parimet e barazisë në garë. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga Autoriteti Portual lidhur me sekuestrimin e dosjes.