Vendosni fjalën kyçe....

“Po rrahin gra, pleq e fëmijë, prona i përket të zotit” – Shehaj thërret protestë për Rrjollin para parlamentit më 5 mars


Kreu i Partisë Mundësia Shehaj ka bërë thirrje për protestë para parlamentit lidhur me përplasjen e banorëve të Rrjollit me përfaqësuesit e kompanisë që po ndërton një resort turistik në zonë.

Deputeti Shehaj shkruan se banorët që po mbrojnë pronën e tyre prej një oligarku që kërkon t;ua rrëmbejë, po rrihen me grushte nga njerëz të fortë që nuk po kursejnë askënd. Ai ka ftuar për protestë para Kuvendit më 5 mars në orën 18:00.

“Po i rrahin me grushte, me të fortë. Po rrahin gra, pleq, fëmijë. Pse? Sepse nuk pranojnë që një oligark t’u vjedhë pronën, nuk dorëzohen. Ju ftoj të gjithëve të enjten në datën 5 mars në orën 18.00 të protestojmë të gjithë bashkë para Kuvendit. Me banorët e protestuesit e Rrjollit me ata të Durrësit dhe të gjithë të tjerët të na bashkohen të gjithë ata të cilëve u është marrë prona, po u merret prona. Duhet të ngrejmë zërin, nuk duhet të dorëzohemi. Aq më tepër tani që po përdorin dhunën, po përdorin të fortët dhe Policia bën sehir. Ju presim të enjten në datën 5 Mars përpara Kuvendit në orën 18.00. Ju presim të protestojmë bashkë.” – shkruan Shehaj.

“SHPËRNDAJE!

Prona është padrejtësia më e madhe që i është bërë shqiptarëve. Të enjten, 5 Mars, ora 18:00, protestë para Parlamentit. Për banorët e Rrjollit. Për familjet e Durrësit. Për Thethin. Për jugun, për ‘pikat e vogla’ kudo në Shqipëri Për çdo shqiptar që i është grabitur prona. Nuk mund të rrimë spektatorë kur dhunohen gra, fëmijë dhe të moshuar nga të fortët, vetëm sepse mbrojnë tokën e tyre nga grabitja. Eja edhe ti!  Bashkë mund t’ia dalim. Prona duhet të shkojë te i zoti!”