Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika në një lokal në Tiranë, vritet 31-vjeçari


Një 32-vjeçar në Tiranë ka gjetur vdekjen pas një sherri me thika në një lokal në Tiranë. Viktima është identifikuar si Egli Pashollari ndërsa dinamika e plotë e ngjarjes nuk dihet ende.

Dyshohet se ai është përfshirë në sherr me disa persona të tjerë brenda një lokali në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

 Autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Viktima ka qenë gardian burgu në vitin 2020 ndërsa në vitin 2017 është arrestuar për drogë.

Viktima është sulmuar nga dy djem dhe një vajzë sapo ka dalë nga makina dhe gjatë përleshjes njëri prej djemve e ka goditur në kurriz me thikë.

Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij është nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, ku edhe ka humbur jetën rrugës.

“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.” – thuhet në njoftimin e policisë.