Vendosni fjalën kyçe....

Rama i kthen përgjigje Rusisë për vaksinën anti-Covid: Krejt e papërshtatshme dhe provokim i ambasadës


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sugjerimit të ambasadës së Rusisë në Tiranë për vaksinën ruse kundër koronavirusit.

Rama e quajti postimin e ambasadës të papërshtatshëm dhe provokim, e madje shtoi se mirëpret një ndjesë nga ambasada ruse.

 “Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitter-i i Drejtorit të Komunikimit një ripostim të shefes së KE-së. Mendova se ishte meme, pasi për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla. Kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është një provokim qesharak dhe nuk është mirë që një vend serioz të bëhet qesharak përmes këtyre lloj postimeve. Shpreh keqardhje për këtë, se nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve.

Sa i përket aspektit tjetër, ne jemi fokusuar te vaksinat e Pfizer, AstraZeneca, Moderna, me këto kompani jemi në komunikim. Shtetet me të cilat ne komunikojmë në BE janë të drejtuara drejt këtyre kompanive. Nuk kemi asnjë arsye të shprehim rezerva apo të paragjykojmë vaksinën ruse apo kineze, por për momentin ne jemi të fokusuar në këto drejtime. Nëse do të lind nevoja dhe do ta shohim të arsyeshme, patjetër që do të shohim dhe alternativa të tjera. Postimi i ambasadës ruse nga ana ime konsiderohet i papërshtatshëm. Ndjesë e ambasadës ruse, qoftë dhe për keqkuptimin, do të ishte i mirëpritur”, tha Rama.

E gjitha nisi pas një ankese të këshilltarit të kryeministrit Rama, Endri Fuga. Ai ‘ankohej’ në Twitter se Ballkani Perëndimor është lënë i vetëm në procesin e vaksinimit edhe pse në total popullsia e tij është sa ajo e një vendi të BE-së.

‘Ankesa’ e Fugës nuk ka rënë në vesh të shurdhër dhe ambasada ruse njoftoi se Rusia është treguar e gatshme për ta furnizuar Shqipërinë me vaksinën e saj kundër Covid-19, Sputnik V.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *