Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Elbasan–Bradashesh, gjashtë të plagosur



Dy drejtues mjetesh janë proceduar penalisht në Elbasan, pasi u përfshinë në një aksident rrugor ku mbetën të plagosur lehtë gjashtë persona.

Ngjarja ka ndodhur në aksin “Elbasan–Bradashesh”, ku sipas policisë dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për rastin ka nisur procedimi penal ndaj shtetasve B. Zh., 42 vjeç, dhe F. E., 37 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve, si dhe katër pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin B. Zh.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.