
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj propozimeve të fundit për ndryshimet në Kodin Penal, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të mbrojtur politikanët nga arrestimi dhe ndjekja penale.
Përmes një reagimi në Facebook, Meta ironizoi atë që e quajti “neni afrikan i Edi Rama”, duke pretenduar se ndryshimet e propozuara synojnë të krijojnë një standard të papranueshëm për një vend aspirant për anëtarësim në Bashkimi Europian.
Sipas Metës, këto iniciativa ligjore cenojnë parimin e barazisë përpara ligjit dhe synojnë të garantojnë paprekshmëri për zyrtarët e lartë, në një kohë kur, sipas tij, vendi duhet të forcojë standardet e sundimit të ligjit.